Deklarata e aksesueshmërisë

Kjo deklaratë zbatohet për përmbajtjen e publikuar në domenin campaign.gov.uk. Nuk zbatohet për përmbajtjen në nëndomenet service.gov.uk (për shembull, www.registertovote.service.gov.uk) ose në GOV.UK

Kjo faqe interneti menaxhohet nga Shërbimi Digjital Qeveritar. Është projektuar për t’u përdorur nga sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Teksti duhet të jetë i qartë dhe i thjeshtë për t’u kuptuar. Ju duhet të jeni në gjendje të:

  • zmadhoni lehtësisht deri në 300%
  • navigoni në pjesën më të madhe të faqes së internetit duke përdorur vetëm një tastierë
  • navigoni në pjesën më të madhe të faqes së internetit duke përdorur softuerin e njohjes së zërit
  • përdorni pjesën më të madhe të faqes së internetit duke përdorur një lexues ekrani (duke përfshirë versionet më të fundit të JAWS, NVDA dhe VoiceOver)

Sa e aksesueshme është kjo faqe interneti

Kjo faqe interneti është e aksesueshme dhe në pajtueshmëri me Web Content Accessibility Guidelines (Udhëzimet e Aksesueshmërisë së Përmbajtjes së Internetit) versioni 2.1 – standardi AA.

Shërbime të GOV.UK

Çdo shërbim ka faqen e tij të aksesueshmërisë, duke përfshirë detajet se sa i aksesueshëm është shërbimi, si t’i raportoni problemet dhe si të kërkoni informacion në një format alternativ. Ju mund t’i aksesoni këto faqe përmes shënimit fundor brenda faqes së shërbimit.

Përshtypjet dhe të dhënat e kontaktit

Na tregoni nëse ju nevojitet informacion në një format tjetër.

Në mesazhin tuaj, përfshini:

  • adresën e internetit (URL) të përmbajtjes
  • adresën e emailit dhe emrin
  • formatin që ju nevojitet; për shembull, teksti i thjeshtë, shkrim braille, gjuha britanike e shenjave (BSL), shkrim i madh ose CD audio

Ju mund të kërkoni një PDF në një format të aksesueshëm nga faqja. Klikoni “Request an accessible format” (Kërko një format të aksesueshëm) për të kontaktuar organizatën që ka publikuar dokumentin.

Ju mund të shihni gjithashtu politikën e dokumenteve të aksesueshme të organizatës për të raportuar problemet ose për të kërkuar dokumente në një format alternativ.

Raportimi i problemeve të aksesueshmërisë në këtë faqe interneti

Nëse gjeni ndonjë problem që nuk është i listuar në këtë faqe ose mendoni se nuk jemi në përmbushje të kritereve të aksesueshmërisë, na kontaktoni.

Nëse na kontaktoni për të bërë një ankesë dhe nuk jeni të kënaqur me përgjigjen tonë kontaktoni Equality Advisory and Support Service (EASS) (Shërbimi i Këshillimit dhe Mbështetjes për Barazi).

Komisioni për Barazinë dhe të Drejtat e Njeriut (EHRC) është përgjegjës për zbatimin e Rregulloreve të Aksesueshmërisë (“rregulloret e aksesueshmërisë”) të vitit 2018 të Organeve të Sektorit Publik (Faqet e internetit dhe aplikacionet celulare) (Nr. 2).

Informacion teknik në lidhje me aksesueshmërinë e kësaj faqeje interneti

Shërbimi Digjital Qeveritar është i angazhuar për t’i bërë faqet e tij të internetit të aksesueshme, në përputhje me Rregulloret e Aksesueshmërisë të vitit 2018 të Organeve të Sektorit Publik (Faqet e internetit dhe aplikacionet celulare) (Nr. 2).

Statusi i pajtueshmërisë

Kjo faqe interneti është në pajtueshmëri me Web Content Accessibility Guidelines (Udhëzimet e Aksesueshmërisë së Përmbajtjes së Internetit) versioni 2.1 – standardi AA.

Përmbajta e paaksesueshme

Nuk ka përmbajtje të paaksesushme.

Përgatitja e deklaratës së aksesueshmërisë

Kjo deklaratë u përgatit më 31 janar 2024. U rishikua për herë të fundit më 23 shkurt 2024.