Skip to main content

Jeta në Mbretërinë e Bashkuar është shumë e vështirë për emigrantët e paligjshëm.

E vërteta rreth emigracionit të paligjshëm.

Nëse vini në mënyrë të paligjshme në MB:

  • Mund të humbni jetën. Shumë njerëz humbin jetën të mbytur, të shtypur ose të ngrirë nga të ftohtit në këto gomone të rrezikshme të tejmbushura. Zbuloni më shumë për rreziqet e emigracionit të paligjshëm.
  • Do të keni kryer një krim. Hyrja e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar përbën vepër penale.
  • Nuk do të lejoheni të punoni. Emigrantët që shkelin ligjin dhe punojnë këtu në mënyrë të paligjshme arrestohen. Pagat e fituara në rrugë të paligjshme mund të konfiskohen.
  • Nëse nuk keni të drejtë të qëndroni këtu do të ktheheni pas. Po kthejmë më shumë njerëz se kurrë ndonjëherë më parë. Vetëm refugjatët e mirëfilltë do të përfitojnë mbrojtjen që u nevojitet.
  • Tashmë, po i kthejmë menjëherë pas personat që vijnë në MB në mënyrë të paligjshme me gomone. Kjo do të thotë se do të merreni nga gomonia, do të mbylleni brenda dhe do të ktheheni pas me avionin e radhës. Informohuni më shumë rreth traktatit MB-Francë.

Edhe nëse përfitoni mbrojtje, ajo do të jetë e përkohshme dhe e kufizuar nëse nuk merrni vizë:

  • Nuk do të keni më të drejtën automatike për të tërhequr familjen tuaj.  Do të zbatohen kritere të rrepta dhe ka për të kushtuar më shumë nga ç’mund ta mendoni.
  • Do të duhet të paguani për kostot e jetesës suaj sipas mundësisë, dhe për këtë mund t’ju duhet të shitni sendet tuaja të çmuara.

Mbretëria e Bashkuar po prezanton disa prej rregullave më të rrepta në Evropë për emigrimin.

Nëse punoni në mënyrë të paligjshme, do të arrestoheni. Nëse nuk keni të drejtë të qëndroni këtu, do t’ju kthejnë.

Kthimet kanë arritur nivelet më të larta që prej pothuajse një dekade.

Mund të ktheheni pas me më pak para se me sa u nisët. Nëse keni marrë para hua për të paguar trafikantët e qenieve njerëzore, mund të mbeteni me borxhe që nuk mund t’i shlyeni.

Emigrantët e paligjshëm hasin shumë vështirësi në Mbretërinë e Bashkuar.

Jeta në MB është jashtëzakonisht e vështirë për emigrantët e paligjshëm.

Nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të lejoheni të punoni. Kjo është e jashtëligjshme dhe trajtohet me shumë seriozitet. Punonjësit e paligjshëm arrestohen dhe pagat mund të konfiskohen.  Punëdhënësit verifikojnë të drejtën tuaj për të punuar dhe gjobiten ose ndiqen penalisht nëse ju punësojnë në mënyrë të paligjshme.

Do të hasni shumë vështirësi për të gjetur një vend për të jetuar. Nuk do të keni mundësi të tërhiqni automatikisht familjen tuaj në MB.

Nëse ju është premtuar punë prej trafikantëve të qenieve njerëzore, është premtim i rremë. Nëse këta kriminelë vendosin që u keni mbetur borxh, mund t’ju kthejnë në skllevër. Zbuloni më shumë për rreziqet e emigracionit të paligjshëm.

Shumë emigrantë të paligjshëm vendosin të largohen.

Shumë njerëz që ia kanë dalë mbanë të mbërrijnë kanë vendosur të largohen. Ka të tjerë që u vjen turp të pranojnë se i kanë gënjyer dhe se po vuajnë.

Nuk kemi fituar asgjë. Miqtë dhe fqinjët tanë nuk do t’i besonin ato që kemi përjetuar. Nuk ia vlen të punosh jashtë shtetit. Kemi ende borxh paratë që morëm hua për të udhëtuar për në MB.

Nuk do të zgjidhja më kurrë të udhëtoja për në MB me gomone. Familjes sime në atdhe i thosha gënjeshtra. Kam ende borxhe dhe kam humbur respektin dhe autoritetin në familjen time.

Raportoni një trafikant të qenieve njerëzore

Nëse dikush ju premton se do t’ju ndihmojnë të shkoni në MB pa vizë, duhet ta raportoni.

Ata nuk duan t’ia dinë për sigurinë apo për të ardhmen tuaj. Trafikantët e qenieve njerëzore janë përgjegjës për njerëzit që humbin jetën duke kaluar Kanalin Anglez me gomone të rrezikshme.

Ndalojini. Raportojini te ne. Identiteti juaj do të mbrohet.

Udhëtimi i ligjshëm

E vetmja mënyrë për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë ose në kërkim të sigurisë, është të vini nëpërmjet një rruge të ligjshme.