Mund të humbni jetën në gomone.

Udhëtimi i paligjshëm me gomone për në Mbretërinë e Bashkuar është bërë shumë më i rrezikshëm.
Gomonet mbushen përtej kapacitetit të tyre, nuk janë të përshtatshme për lundrim në det të hapur, dhe shkatërrohen gjatë udhëtimit.
Nëse bini në det, mund të mbyteni ose të humbni jetën nga i ftohti brenda pak minutash. Jelekët e rremë të shpëtimit nuk do t’ju shpëtojnë.
Nëse ju derdhet karburant mbi lëkurë do të digjeni. Mund të shfytyroheni ose t’ju mbeten shenja për gjithë jetën.
Në këto gomone të mbingarkuara, njerëzit shpesh shkelen dhe shtypen për vdekje.
Shumë fëmijë kanë humbur jetën në këtë mënyrë. Duke hipur në gomone, mund të vrisni dikë tjetër – përfshirë edhe fëmijë.
Nëse vini në rrezik jetën e dikujt tjetër gjatë një udhëtimi me gomone, do të arrestoheni.
Kjo është vepër penale dhe mund të dënoheni me deri në gjashtë vjet burg.
Trafikantët e qenieve njerëzore nuk duan t’ia dinë për ju. Ata duan vetëm paratë tuaja.
Për këtë arsye fusin në gomone sa më shumë njerëz të mundin, madje duke i kërcënuar edhe me armë nëse refuzojnë.
Ndonjëherë, thjesht ju mashtrojnë, duke ju marrë paratë pa ju siguruar asgjë në këmbim.
Mos vini në rrezik jetën dhe paratë tuaja.
Mund të humbni jetën në kamionë.

Në vitin 2021, 39 emigrantë u gjetën të vdekur në një rimorkio kamioni në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata kishin mbetur brenda dhe ishin asfiksuar.
Në mesazhin e vet të fundit, një prej viktimave shkruante “Dua të kthehem te familja ime”.
Hyrja në mënyrë të paligjshme në MB me kamionë është shumë e rrezikshme. Trafikantët e qenieve njerëzore nuk duan t’ia dinë për ju dhe për njerëzit tuaj të dashur.
Dyert shpesh kyçen nga jashtë. Do të mbeteshit brenda në errësirë të plotë dhe do të përballeshit me të ftohtë ose të nxehtë ekstrem.
Shumë kontejnerë kamionësh janë të mbyllur hermetikisht. Nëse trafikanti nuk arrin ta hapë derën për çfarëdolloj arsyeje, ose nëse trafiku i rënduar e vonon udhëtimin, do t’ju mbarojë ajri dhe do të asfiksoheni.
Mos lejoni t’ju ndodhë një gjë e tillë – juve ose njerëzve tuaj të dashur.
Edhe nëse ia dilni mbanë, do të jeni gjithsesi të rrezikuar.

Personat që ju ofrojnë të marrin përsipër udhëtimin tuaj për këtu janë kriminelë. Nuk do të dëshironit të kishit detyrime ndaj këtyre njerëzve.
If youNëse ju është premtuar punë prej trafikantëve të qenieve njerëzore, është premtim i rremë.
Kur arrini, mund të ktheheni në skllevër të tyre. Ata mund t’ju abuzojnë dhe t’ju dhunojnë.
Do të detyroheshit të punonit për këta kriminelë për një pagë të vogël ose pa pagë. Do të zhyteshit thellë e më thellë në borxhe, pa rrugëdalje.
Do të vinit familjen tuaj në rrezik. Trafikantët e qenieve njerëzore, shpesh, ju kërcënojnë ju dhe familjen tuaj në atdhe, për t’ju mbajtur të nënshtruar.
Jeta në Mbretërinë e Bashkuar është jashtëzakonisht e vështirë për emigrantët e paligjshëm. Zbuloni më shumë për realitetin e emigracionit të paligjshëm.
Emigracioni i paligjshëm nuk e justifikon kurrë rrezikun.
Raportoni një trafikant të qenieve njerëzore
Nëse dikush ju premton se do t’ju ndihmojnë të shkoni në MB pa vizë, duhet ta raportoni.
Ata nuk duan t’ia dinë për sigurinë apo për të ardhmen tuaj. Trafikantët e qenieve njerëzore janë përgjegjës për njerëzit që humbin jetën duke kaluar Kanalin Anglez me gomone të rrezikshme.
Ndalojini. Raportojini te ne. Identiteti juaj do të mbrohet.
Udhëtimi i ligjshëm
E vetmja mënyrë për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë ose në kërkim të sigurisë, është të vini nëpërmjet një rruge të ligjshme.