Mbretëria e Bashkuar po prezanton ligjet më të rrepta të Evropës për emigracionin.
Mos u mashtroni nga gënjeshtrat e trafikantëve të qenieve njerëzore. Ata nuk duan t’ia dinë për shpresat dhe ëndrrat tuaja, por vetëm për paratë tuaja. Emigracioni i paligjshëm është i rrezikshëm dhe i patolerueshëm.
Mos rrezikoni jetën dhe paratë tuaja pa arsye.
E vetmja mënyrë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar janë rrugët e ligjshme.
Rregullat po ndryshojnë.
Mbrojtja e refugjatëve tashmë është e përkohshme dhe e kufizuar.
Kjo do të thotë se do të ktheheni sapo vendi juaj i origjinës të konsiderohet i sigurt.
Nuk do të keni më të drejtën automatike për të tërhequr familjen tuaj.
Do të duhet të paguani për kostot e jetesës suaj, sipas mundësisë, dhe do t’ju duhet të shisni asete për të kontribuuar për kostot.
Mbretëria e Bashkuar po i përshpejton kthimet.
Nëse nuk keni të drejtë të qëndroni këtu, do t’ju kthejnë.
Trafikantët e qenieve njerëzore ju gënjejnë. Ju thonë se është e lehtë të qëndroni në mënyrë të paligjshme në MB.
Nuk do të ndalemi para asgjëje për të kthyer gjithkënd që nuk ka të drejtë të qëndrojë këtu.
Tashmë, po i kthejmë menjëherë pas njerëzit që vijnë në MB në mënyrë të paligjshme me gomone.
Kjo do të thotë se do të merreni nga gomonia, do të mbylleni brenda dhe do të ktheheni pas me avionin e radhës. Informohuni më shumë rreth traktatit MB-Francë.
Nuk keni për të punuar. Nuk keni për t’u paguar.
Emigrantët e paligjshëm nuk fitojnë para në MB – përkundrazi, humbasin.
Është e jashtëligjshme që emigrantët e paligjshëm të punojnë në MB. Nëse përpiqeni të punoni në mënyrë të paligjshme, do të arrestoheni dhe paratë që keni fituar mund të konfiskohen. Arrestimet e personave që punojnë në mënyrë të paligjshme kanë arritur nivelin më të lartë në historinë britanike..
Mund të përfundoni me më pak para sesa kur u nisët, dhe pa rrugëdalje për t’u shlyer borxhet trafikantëve kur të ktheheni në shtëpi. Kjo mund t’ju rrezikojë seriozisht ju dhe familjen tuaj.
Zbuloni më shumë për realitetin e emigracionit të paligjshëm.
E RËNDËSISHME
Udhëtimi me gomone është bërë më i rrezikshëm.
Trafikantët e qenieve njerëzore fusin sa më shumë njerëz që të munden në gomone. Mund të shtypeni për vdekje. Mund të bini në det dhe të mbyteni. Mund të shfytyroheni përgjithmonë nga djegiet me karburant.
Shumë njerëz kanë humbur jetën, përfshirë edhe fëmijë.

Raportoni një trafikant të qenieve njerëzore
Nëse dikush ju premton se do t’ju ndihmojnë të shkoni në MB pa vizë, duhet ta raportoni.
Ata nuk duan t’ia dinë për sigurinë apo për të ardhmen tuaj. Trafikantët e qenieve njerëzore janë përgjegjës për njerëzit që humbin jetën duke kaluar Kanalin Anglez me gomone të rrezikshme.
Ndalojini. Raportojini te ne. Identiteti juaj do të mbrohet.
Udhëtimi i ligjshëm
E vetmja mënyrë për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë ose në kërkim të sigurisë, është të vini nëpërmjet një rruge të ligjshme.