Shikoni videon dhe lexoni lajmin e plotë më poshtë.
“Zgjodha të nisem për në Mbretërinë e Bashkuar duke u bazuar te fjalët e familjarëve dhe miqve. Ata e përshkruanin atë si vendi i mundësive dhe prosperitetit.
Të gjithë më thonin se jetesa në MB do të ishte mrekullueshme, si fushë me lule, dhe se do të gjeja shumë lehtë çdo gjë që më nevojitej.
Jetesa dhe puna në MB nuk ka qenë aspak brenda pritshmërive të mia.
Nuk më dhanë shumë informacion për sa i përket rrugës për të kaluar në MB. Thjesht më thanë që ishte shumë e sigurt. Udhëtimi nga Franca në MB ishte tejet i ndryshëm nga ai që më kishin përshkruar trafikantët. Ne hipëm në një varkë të vogël gjatë natës. Ishim rreth 30 vetë. Ishte shumë e frikshme të lundronim nëpër errësirë. Mezi shihnim duart tona.”
Pavarësisht detit të qetë në dukje, situata u përkeqësua kur në gjysmë të rrugës filloi të binte shi i rrëmbyer dhe anija u mbush me ujë gati deri te gjunjët. U përpoqëm ta hiqnim ujin me duart tona, por kjo nuk po funksiononte. U bëmë qull nga shiu dhe uji i detit.
“Nuk kisha shumë njohuri për situatën ligjore lidhur me punësimin në MB, pasi trafikantët na siguruan se vështirësia kryesore ishte të mbërrinim në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tyre, sapo të mbërrinim, të gjitha aspektet, duke përfshirë akomodimin dhe punësimin, do të ishin lehtësisht të menaxhueshme. Ata thanë se mund të na ndihmojnë që të gjejmë punë dhe të marrim një Numër Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore nëse do të ishte e nevojshme. Ata gjithashtu pretenduan se shumë persona kishin banuar dhe punuar në MB pa status ligjor për më shumë se 25 vjet, duke bërë jetë në dukje normale.
Pas 2-3 muajsh, po shpresoja të kthehesha në shtëpi. Përshtatja rezultoi sfiduese, veçanërisht në kombinim me natyrën e lodhshme të një turni ditor prej 12 orësh në ndërtim, shtatë ditë në javë. Arsyeja e vetme që vazhdova të punoja, përpara se të kthehesha në vendin tim, ishte sepse dëshiroja që të paktën të fitoja mjaftueshëm për të shlyer paratë që mora hua për udhëtimin. U përpoqa të përshtatesha me kulturën vendase, por ndjesia e zhvendosjes në një vend të ri u thellua më tej.
Jam shumë i pakënaqur me vendimin tim për të ardhur në MB. Pendohem që vura jetën time në rrezik të madh në ato varka të vogla. Nuk do ta merrja kurrë më një vendim të tillë dhe asnjëherë nuk do të këshilloja miqtë dhe familjarët e mi që të ndiqnin një rrugë të ngjashme.
Gjithashtu, çdo gjë është bërë shumë e vështirë për imigrantët e jashtëligjshëm në MB. Qeveria nuk ofron mbështetje ose ndihmë për të kërkuar azil. Realiteti financiar është se kostoja e jetesës në MB nuk përputhet me të ardhurat e fituara nga një punë intensive. Po bëhet gjithnjë më e vështirë të gjesh punë pa dokumentacion dhe mund të mbetesh lehtësisht në rrugë. Më pas mund të rrezikosh jetën nëse përfshihesh në tregtimin e drogës.”
Është shumë e lehtë të manipulohesh për të punuar në tregtimin e drogës, sidomos nëse nuk arrin të gjesh një punë që paguan me para në dorë dhe je i dëshpëruar për para.
“Rreziqet që lidhen me përpjekjet për të filluar një jete të re në MB janë të pajustifikueshme. Të punosh si tregtar në vendin tënd, aty ku ke një shtëpi dhe familje, shpeshherë ofron një standard më të mirë jetese në krahasim me sfidat me të cilat mund të përballesh në MB. Përpjekjet për të siguruar jetesën dhe për të dërguar para në shtëpi ndërsa jeni të vetëm në një shtet të huaj janë shumë të vështira. Asnjëherë nuk do të inkurajoja miqtë dhe familjarët që të ndërmarrin rrugën e rrezikshme për në MB dhe do të bëja gjithçka që do të mundesha për t’i ndaluar ata.”
Historia e “G”
“Po iu thoja gënjeshtra familjarëve që kisha lënë në shtëpi. Jam ende në borxhe.” Zbuloni historinë e “G”
Historia e “K”
“Kurrë më nuk do të rrezikoja jetën time në një varkë të vogël.” Zbuloni historinë e “K”
Historia e “A”
“Kemi ende 5500 £ borxh që i kemi marrë për udhëtimin.” Zbuloni historinë e “A”