Facts on UK immigration

Rrugët e sigurta dhe të ligjshme drejt MB-së:

E vetmja mënyrë drejt MB-së.

Nëse dëshironi të vini në MB për një jetë më të mirë, mënyra e vetme për ta bërë këtë është që përmes rrugëve të sigurta dhe të ligjshme, ose me viza të rregullta.

  • Ne operojmë rrugë specifike të sigurta dhe të ligjshme për personat nga vende të caktuara. Ju nuk mund të vetëreferoheni për të përfituar nga rrugët tona të sigurta dhe të ligjshme globale – duhet t’i nënshtroheni një vlerësimi nga UNHCR-ja, Agjencia e OKB-së për Refugjatët. Vizitoni faqen e internetit të UNHCR-së për më shumë informacion.
  • Për personat që kërkojnë të punojnë ose studiojnë, MB ka një regjim vizash. Kjo duhet të jetë mënyra e parë për të kërkuar hyrjen në MB. Mësoni më shumë rreth vizave të rregullta dhe mënyrës së aplikimit për vizë për punë në MB, në adresën Work in the UK – GOV.UK.

Eshtë e rëndësishme të theksohet se fakti që keni lindur në MB nuk ju bën automatikisht një shtetas britanik; është statusi i prindërve ai që përcakton të drejtën për marrjen e statusit të shtetasit britanik . Duhet të jeni një qytetar i ligjshëm për të fituar shtetësinë britanike.