Facts on UK immigration

Rregullat e MB-së për emigracionin

Si preken emigrantët e paligjshëm nga ligjet e emigracionit të MB-së.

Udhëzuesi i shpejtë për rregullat e reja të emigracionit në MB

Ligjet e reja për emigracionin nënkuptojnë pasoja të reja për ata që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në MB.

Nëse vini në mënyrë të paligjshme në MB:

  • Nuk do të mund të bëheni një qytetar i ligjshëm apo.
  • Të vendoseni në MB, pavarësisht kohës së qëndrimit nëkëtë vend.
  • Nuk do të keni të drejtë të qëndroni në MB dhe do të ktheheni në vendin tuaj të origjinës ose do të zhvendoseni në një vend të tretë të sigurt.
  • Do të ndaloheni të bëni kërkesë për azil në MB në të ardhmen.
  • Nuk do të lejoheni të punoni, të fitoni para, të merrni përfitime apo të studioni.
  • Nuk do të lejoheni të merrni me qira ambiente private akomodimi.
  • Do e keni të ndaluar të hyni përsëri në mënyrë të ligjshme në MB, si p.sh. për punë, studime ose vizita.

Hyrja në mënyrë të paligjshme në MB konsiderohet tashmë edhe vepër penale. Rrezikoni deri në 4 vjet burg dhe deportim.

Ju mund të gjeni më shumë informacion mbi rregullat e reja të emigracionit në adresën faqja e internetit gov.uk.

Situata është bërë shumë e vështirë për emigrantët e paligjshëm në MB. Është shumë e vështirë të përballosh jetesën dhe të dërgosh para në shtëpi kur ndodhesh i vetëm në një vend të huaj…mund të braktisesh lehtësisht në rrugë dhe më pas të rrezikosh jetën duke tregtuar drogë.

Treguar nga një person që e ka përjetuar ngjarjen. Identiteti është i fshehtë.

Rrugë të sigurta dhe të ligjshme. E vetmja mënyrë për të ardhur në MB.

Nëse dëshironi të vini në MB për një jetë më të mirë, mënyra e vetme për ta bërë këtë është përmes rrugëve të sigurta dhe të ligjshme, ose me viza të rregullta.

Mësoni më shumë rreth rrugëve të sigurta dhe të ligjshme.