Facts on UK immigration

Historia e “K”

“Vendosa të udhëtoja për në MB në mënyrë që të mund të punoja dhe të dërgoja disa para në shtëpi. Kam punuar në shumë vende të Evropës dhe mendova se e dija pak a shumë se çfarë më priste.

E dija që nuk do të më lejohej qëndrimi i ligjshëm në MB dhe se mund të më kthenin në vendin tim, por isha i gatshëm ta shfrytëzoja këtë shans për të fituar disa para.

Trafikantët na thanë se kalimi nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar me anijet e vogla do të ishte i sigurt dhe i lehtë. Përvoja ishte krejtësisht e ndryshme. Mbërrita në Calais dhe fjeta në kamp për rreth 5 ditë i cili ishte shumë i ngarkuar dhe i mbushur kryesisht me shqiptarë dhe individë nga Lindja e Mesme.”

Më caktuan në një grup me 32 burra të tjerë dhe detyra jonë ishte të mbanim një varkë të vogël. Na u desh të ecnim për rreth një orë ndërsa mbanim varkën, me litarët që godisnin fytyrat dhe këmbët tona.

“Mendoj se organizatorët e kampit ishin kurdë dhe ishin të armatosur me pushkë për të mos na lejuar të ankoheshim ose të grindeshim. Vendosëm varkën në breg dhe ecëm rreth 500 metra brenda në det dhe më pas hipëm të gjithë. Kemi kaluar rreth pesë orë në varkë përpara se të arrinim në MB..

Ndërsa po i afroheshim brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar, u kapëm nga policia dhe u dërguam në një kamp aty pranë, ku ata regjistruan informacionet tona bazë pa na pyetur pse vendosëm të vinim në MB.

Kurrë më nuk do të rrezikoja jetën time në një varkë të vogël, edhe nëse do të më korruptonin me ar.”

Historia e “B”

“Jetesa dhe puna në MB nuk ka qenë brenda pritshmërive të mia.” Zbuloni historinë e “B”

Man with heavily pixelated face

Historia e “G”

“Po iu thoja gënjeshtra familjarëve që kisha lënë në shtëpi. Jam ende në borxhe.” Zbuloni historinë e “G”

Historia e “A”

“Kemi ende 5500 £ borxh që i kemi marrë për udhëtimin.” Zbuloni historinë e “A”

Man with heavily pixelated face