
Të gjithë më thonin se jetesa në MB do të ishte mrekullueshme. Jetesa dhe puna në MB nuk ka qenë aspak sipas pritshmërive të mia.
Emri është ndryshuar për të mbrojtur identitetin
Bandat kriminale gënjejnë duke thënë se është e lehtë të shkosh në Britani dhe se jeta atje do të jetë më e mirë.
Por nëse vini në MB në mënyrë të paligjshme, realiteti është shumë ndryshe.
Rregullat e MB-së për emigracionin nënkuptojnë se nuk ka gjasa që të lejoheni të punoni, të merrni me qira një pronë ose të përfitoni ndihma sociale.
Nëse u detyroheni para trafikantëve të qenieve njerëzore, ata mund t’ju detyrojnë të punoni në mënyrë të paligjshme për ta në kushte të pasigurta dhe të këqija, për një pagesë të vogël ose pa pagesë.

Situata është bërë shumë e vështirë për emigrantët e paligjshëm në MB. Është shumë e vështirë të përballosh jetesën dhe të dërgosh para në shtëpi kur ndodhesh i vetëm në një vend të huaj.
Emri është ndryshuar për të mbrojtur identitetin
Dëgjoni persona të tregojnë përvojat e tyre të jetës në MB dhe arsyet përse nuk ia vlen asnjëherë të hyni në MB në mënyrë të paligjshme.
Shihni transkriptimin e plotë të videos
[0:00] Në ekran:
“Kuptova se më kishin mashtruar”
“Dëshmi e një personi që e ka përjetuar si ngjarje. Identiteti i fshehtë”
[0:05] Në ekran:
“Isha mësues anglishteje në një qytezë. “Nuk fitoja shumë.”
[0:11] Në ekran:
“Një agjent më premtoi një punë me pagë të mirë në MB…”
[0:16] Në ekran:
“Pasi mbërrita, agjenti nuk më ofroi punë. Kuptova se më kishin mashtruar.”
[0:22] Në ekran:
“Gjeta një punë me pagë të ulët në sektorin e shërbimeve. Mezi mbijetoja.”
[0:29] Në ekran:
“Kurrë nuk kam dashur të jem punëtor i paligjshëm, por nuk mund të shkoj në shtëpi pa asnjë qindarkë.”
[0:35] Në ekran:
“Jam me shpatulla pas muri. Duhet të shlyej paratë që kam marrë borxh për të ardhur këtu.”
[0:41] Në ekran:
Emigrantët e paligjshëm nuk lejohen të punojnë në MB dhe rrezikojnë të shfrytëzohen.
Historia e “K”
“Kurrë më nuk do të rrezikoja jetën time në një varkë të vogël.” Zbuloni historinë e “K”

Historia e “A”
“Kemi ende 5500 £ borxh që i kemi marrë për udhëtimin.” Zbuloni historinë e “A”


Unë mendoj se nëse njerëzit do të mund të shihnin situatën një vit pas udhëtimit, me siguri, do të zgjidhnin të mos e ndërmerrnin si hap.
Kendal, Forcat Kufitare
Dëgjoni zyrtarët e Forcave Kufitare teksa ndajnë përvojën e tyre dhe tregojnë mënyrën se si trajtohen emigrantët e paligjshëm nga kriminelët, të cilët i shfrytëzojnë menjëherë pas mbërritjes në MB.
Shihni transkriptimin e plotë të videos
[0:00] Në ekran:
Si është në të vërtetë jeta për emigrantët e paligjshëm
[0:05] Në ekran:
AUSTIN
Oficer i Zbatimit të Legjislacionit për Emigracionin
[0:05] Austin: Kur kam folur me njerëz të cilët zbritën nga gomonia që vinte nga Calais, ata më thanë se këtu u është premtuar punë, strehim, një jetë më e mirë. Dhe kur flet me këta njerëz pas gjashtë apo dymbëdhjetë muajsh, që e dimë se kanë mbërritur me gomone nga Kanali, ata tregojnë një histori krejt tjetër… dhe shpeshherë ata vetë kuptojnë dhe pranojnë se nuk ishte ashtu siç mendonin dhe siç u ishte premtuar. Përveç kësaj, ata kanë humbur shuma të konsiderueshme parash që u janë paguar këtyre grupeve kriminale për t’i sjellë në MB.
[0:35] Në ekran:
KENDAL
Oficer i Zbatimit të Legjislacionit për Emigracionin
[0:35] Kendal: Mendoj se trafikantët e qenieve njerëzore u kanë premtuar diçka tjetër. Mendoj se u kanë premtuar punë. Mendoj se u kanë premtuar një të ardhme. Mendoj se u kanë premtuar një jetë më të mirë, por realiteti është shumë i ndryshëm.
Kështu, realiteti që zbulojmë është se njerëzit punojnë për dyzet paund për dymbëdhjetë orë. Nga këto u zbriten paratë për strehimin dhe ushqim. Pra, ata përfundojnë me dhjetë paund në ditë. Ata banojnë në ambiente ku ka dyshekë për pesëmbëdhjetë apo njëzet persona. Kjo nuk është aspak mirë.”
[1:06] Në ekran:
SMEENA
Oficer i Policisë Kufitare
[1:06] Smeena: Femra, të cilat janë trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar për shfrytëzim seksual, madje disa prej tyre as nuk e kuptojnë se kanë ardhur për këtë arsye.
[1:16] Në ekran:
ANCIL
Oficer i Zbatimit të Legjislacionit për Emigracionin
[1:16] Ancil: Pritshmëritë e njerëzve kur mbërrijnë këtu lidhen me gjërat që ata kanë parë në mediat sociale. Meshkuj që shëtisin me BMW dhe konsumojnë shampanjë dhe kur mbërrijnë këtu e kuptojnë se ky nuk është realiteti.
Zakonisht ata shfrytëzohen, duke punuar në kantiere ndërtimi, lavazhe makinash; njerëzit jetojnë në kushte të mjerueshme, 15 deri në 20 persona në një apartament me 3 dhoma gjumi, të detyruar të vazhdojnë t’i paguajnë trafikantët… këto janë gjëra që i kam parë dhe dëshmuar personalisht; do t’i dekurajoja vërtet njerëzit t’i kushtojnë vëmendje asaj që shohin në mediat sociale dhe të mos mendojnë se do të jetë ashtu; nuk është ashtu siç duket në mediat sociale.”
[1:54] Në ekran:
KENDAL
Oficer i Zbatimit të Legjislacionit për Emigracionin
[1:54] Kendal: Unë mendoj se nëse njerëzit do të mund ta shihnin situatën dymbëdhjetë muaj pas udhëtimit, jam thuajse i sigurt se nuk do ta ndërmerrnin atë hap.”
[2:03] Korniza fundore me logon e Qeverisë së MB: Përpjekja për të hyrë në MB në mënyrë të paligjshme mund t’ju kushtojë gjithçka. Informohuni mbi emigracionin e paligjshëm.

Rrugët e sigurta dhe të ligjshme. E vetmja mënyrë drejt MB-së.
Nëse dëshironi të vini në Britani për një jetë më të mirë, mënyra e vetme është përmes rrugëve të sigurta dhe të ligjshme, ose me viza të rregullta.
Mësoni më shumë rreth rrugëve të sigurta dhe të ligjshme.