Realiteti i jetës në MB: video transcript

[0:00] Në ekran:

Si është në të vërtetë jeta për emigrantët e paligjshëm

[0:05] Në ekran:

AUSTIN

Oficer i Zbatimit të Legjislacionit për Emigracionin

[0:05] Austin: Kur kam folur me njerëz të cilët zbritën nga gomonia që vinte nga Calais, ata më thanë se këtu u është premtuar punë, strehim, një jetë më e mirë. Dhe kur flet me këta njerëz pas gjashtë apo dymbëdhjetë muajsh, që e dimë se kanë mbërritur me gomone nga Kanali, ata tregojnë një histori krejt tjetër… dhe shpeshherë ata vetë kuptojnë dhe pranojnë se nuk ishte ashtu siç mendonin dhe siç u ishte premtuar. Përveç kësaj, ata kanë humbur shuma të konsiderueshme parash që u janë paguar këtyre grupeve kriminale për t’i sjellë në MB.

[0:35] Në ekran:

KENDAL

Oficer i Zbatimit të Legjislacionit për Emigracionin

[0:35] Kendal: Mendoj se trafikantët e qenieve njerëzore u kanë premtuar diçka tjetër. Mendoj se u kanë premtuar punë. Mendoj se u kanë premtuar një të ardhme. Mendoj se u kanë premtuar një jetë më të mirë, por realiteti është shumë i ndryshëm.

Kështu, realiteti që zbulojmë është se njerëzit punojnë për dyzet paund për dymbëdhjetë orë. Nga këto u zbriten paratë për strehimin dhe ushqim. Pra, ata përfundojnë me dhjetë paund në ditë. Ata banojnë në ambiente ku ka dyshekë për pesëmbëdhjetë apo njëzet persona. Kjo nuk është aspak mirë.”

[1:06] Në ekran:

SMEENA

Oficer i Policisë Kufitare

[1:06] Smeena: Femra, të cilat janë trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar për shfrytëzim seksual, madje disa prej tyre as nuk e kuptojnë se kanë ardhur për këtë arsye.

[1:16] Në ekran:

ANCIL

Oficer i Zbatimit të Legjislacionit për Emigracionin

[1:16] Ancil: Pritshmëritë e njerëzve kur mbërrijnë këtu lidhen me gjërat që ata kanë parë në mediat sociale. Meshkuj që shëtisin me BMW dhe konsumojnë shampanjë dhe kur mbërrijnë këtu e kuptojnë se ky nuk është realiteti.

Zakonisht ata shfrytëzohen, duke punuar në kantiere ndërtimi, lavazhe makinash; njerëzit jetojnë në kushte të mjerueshme, 15 deri në 20 persona në një apartament me 3 dhoma gjumi, të detyruar të vazhdojnë t’i paguajnë trafikantët… këto janë gjëra që i kam parë dhe dëshmuar personalisht; do t’i dekurajoja vërtet njerëzit t’i kushtojnë vëmendje asaj që shohin në mediat sociale dhe të mos mendojnë se do të jetë ashtu; nuk është ashtu siç duket në mediat sociale.”

[1:54] Në ekran:

KENDAL

Oficer i Zbatimit të Legjislacionit për Emigracionin

[1:54] Kendal: Unë mendoj se nëse njerëzit do të mund ta shihnin situatën dymbëdhjetë muaj pas udhëtimit, jam thuajse i sigurt se nuk do ta ndërmerrnin atë hap.”

[2:03] Korniza fundore me logon e Qeverisë së MB: Përpjekja për të hyrë në MB në mënyrë të paligjshme mund t’ju kushtojë gjithçka. Informohuni mbi emigracionin e paligjshëm.