Trafikantët e qenieve njerëzore do t’ju thonë se udhëtimi i paligjshëm në MB është i sigurt dhe i lehtë dhe se mund të krijoni një jetë të mirë këtu. Por kjo nuk është aspak e vërtetë.
Udhëtimi në mënyrë të paligjshme drejt MB-së do t’ju kushtojë shumë para. Mund t’ju kushtojë edhe jetën. Burra, gra dhe fëmijë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë në MB me gomone apo duke u fshehur në kamionë.
Informohuni rreth fakteve
Rregullat e MB-së për emigracionin nënkuptojnë se mund të ndaloheni dhe dëboheni nëse hyni në MB në mënyrë të paligjshme. Ja çfarë duhet të dini.
Rreziqet e emigracionit të paligjshëm
Udhëtimi në mënyrë të paligjshme drejt MB-së është shumë i rrezikshëm. Edhe nëse i mbijetoni udhëtimit, pas mbërritjes në MB, mund të përballeni me shumë rreziqe. Mësoni më shumë rreth këtyre rreziqeve.

Realiteti i jetesës në MB
Bandat kriminale ju gënjejnë duke ju thënë se është e lehtë të shkoni në MB dhe se jeta atje do të jetë më e mirë. Realiteti është shumë ndryshe. Dëgjoni historitë e vërteta të njerëzve që kanë hyrë në MB në mënyrë të paligjshme.

Rregullat e MB-së për emigracionin
Rregullat e emigracionit në MB janë shumë më të rrepta nga sa njerëzit mendojnë. Mësoni më shumë rreth ligjeve që prekin personat që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në MB.


Mendoj se trafikantët u premtojnë emigrantëve diçka ndryshe…një të ardhme dhe jetë më të mirë. Por realiteti është shumë ndryshe.
Kendal, Forcat Kufitare
Dëshironi të dini të vërtetën se si është të provosh të hysh në MB dhe të jetosh këtu në mënyrë të paligjshme? Dëgjoni zyrtarët e Forcave Kufitare të MB-së teksa tregojnë historitë traumatike që kanë parë.
Shihni transkriptimin e plotë të videos
[0:00] Në ekran:
Rreziqet prej udhëtimit paligjshëm drejt MB
[0:05] Në ekran:
SMEENA
Oficer i Policisë Kufitare
[0:05] Smeena:
Trafikantët e qenieve njerëzore po rrezikojnë jetë njerëzish vetëm për përfitime monetare.
Jeta nuk ia vlen të rrezikohet. Kam parë njerëz, të cilët kanë humbur familjarët e tyre gjatë këtyre udhëtimeve dhe e dini, në atë moment kanë thënë: ‘A ia vlejti vërtet kjo gjë?’
[0:25] Në ekran:
ANCIL
Oficer i Zbatimit të Legjislacionit për Emigracionin
[0:25] Ancil:
Kam qenë në Dover Folkstone dhe i kam parë këto gomone, të mbërrijnë me emigrantë të paligjshëm dhe kushtet ishin të tmerrshme.
I kam parë njerëzit në kufijtë e hipotermisë, i kam parë fëmijët të mbërrinin pa jelekë shpëtimi.
Herë pas here, ata niseshin natën vonë kur ujërat ishin shumë të ftohta… përmes kanalit me trafikun më të rënduar detar, mes MB dhe Francës dhe këto janë gjëra që i kam parë me sytë e mi.
[0:52] Në ekran:
SMEENA
Oficer i Policisë Kufitare
[0:52] Smeena: Gomonet që përdoren nuk janë të përshtatshme për të lundruar në det. Shpesh ato janë të improvizuara . Dhe në shumicën e rasteve u është vendosur shirit ngjitës. Ato nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë. Gjithashtu, mjetet mbrojtëse, siç janë jelekët e shpëtimit, shpesh nënkuptojnë përdorimin e kamerdareve të gomave të motorëve dhe makinave. Mos e dhëntë Zoti, po nëse dikush bie në ujë, si mund të mbrohet kështu?
[1:24] Në ekran:
PAUL
Oficer i Policisë Kufitare
[1:24] Paul: A duhet me të vërtetë ta vendosësh veten në një rrezik edhe më të madh duke kaluar Kanalin? Qoftë kjo me gomone, apo në pjesën e pasme të një kamioni? Fatkeqësisht, ndonjëherë ndodh më e keqja. A doni të jeni pjesë e kësaj?
[1:40] Korniza fundore me logon e Qeverisë së MB:
Përpjekja për të hyrë në MB në mënyrë të paligjshme mund t’ju kushtojë çdo gjë.
Mësoni më shumë se si është në të vërtetë jeta për personat që hyjnë në mënyrë të paligjshme në MB.

Rrugët e sigurta dhe të ligjshme. E vetmja mënyrë drejt MB-së.
Nëse dëshironi të vini në Britani për një jetë më të mirë, mënyra e vetme është përmes rrugëve të sigurta dhe të ligjshme, ose me viza të rregullta.
Mësoni më shumë rreth rrugëve të sigurta dhe të ligjshme.