Facts on UK immigration

Historia e “G”

Shihni transkriptimin e plotë të videos

“Vendosa të nisesha për në MB sepse unë dhe familja ime kishim shumë borxhe. Unë jam rritur në një fshat shumë të varfër mes maleve dhe isha kryefamiljari i shtëpisë që kur më vdiq babai. Kohët e fundit u fejova dhe, duke pasur pesë motra për t’u kujdesur, vendosa të shkoja në MB dhe të provoja të fitoja para për t’i dërguar në shtëpi.

U takova me një burrë në të 30-at e tij, i cili na qerasi me një darkë dhe me pije. Ai na tha se e kishte bërë këtë udhëtim shumë herë dhe se jetesa në MB është shumë më e lehtë dhe mund të fitosh shumë para.

I binda vjehrrit të merrja një kredi duke lënë si garanci shtëpinë e tyre sepse më kishin premtuar se do të gjeja një punë menjëherë dhe se brenda 3 muajve do të fitoja para të mjaftueshme për të shlyer të gjitha borxhet e mia.

Udhëtimi nuk ishte aq i lehtë sa më kishin thënë. Në Francë, në pasditen përpara se të nisesha me varkën e vogël, trafikanti më tërhoqi mënjanë. Ai më tha se varkat e vogla nuk janë shumë të sigurta, por nëse paguaja shtesë, do të mund të hipja në një varkë pak më të madhe, shumë herë më të sigurt. Nuk e prisja këtë, por pasi e konsiderova si opsionin më të sigurt, e pagova gjithsesi.”

Gjatë natës, kur arritëm në pikën e nisjes, çdo ishte shumë e ngutshme dhe e rrëmujshme. Si përfundim, më detyruan të hipja në varkën e vogël. Kur u përpoqa të shpjegoja se kisha paguar për një varkë më të madhe, trafikantët qeshën me mua, shkrehën automatikët e tyre dhe injoruan kërkesën time. Ata përhapnin panik duke na thënë të nxitojmë dhe se po vjen policia, në mënyrë që të heshtnim dhe të niseshim sa më shpejt që të ishte e mundur.

“Mendoja se jeta në MB do të ishte shumë e lehtë dhe se qeveria do të më ndihmonte me një shtëpi ose të paktën me një dhomë për të jetuar. Mendoja se nuk do të më duhej të paguaja qiranë dhe se mund të dërgoja shumicën e të ardhurave të mia pranë familjes. Përfytyroja se do të bëja shumë para, nuk do të kisha nevojë as të gatuaja dhe se do të haja në restorante çdo ditë.”

Përvoja e të jetuarit në MB është krejtësisht e ndryshme nga ajo që e mendoja unë. Nuk më ndihmoi askush për të gjetur strehim.

“Ishte shumë e vështirë të mbaja punën, pasi nuk kisha punuar kurrë më parë në industrinë e ndërtimit, nuk mund t’i përballoja turnet e gjata dhe as nuk kisha një zanat. Nuk mund t’ia dilja duke udhëtuar nga 2 orë në çdo vajtje-ardhje me transport publik për të shkuar në punë.

Po hasja vështirësi dhe kolegët më thanë që të merrja në konsideratë të punoja në ndonjë “shtëpi bari” jashtë Londrës. Më thanë se ishte shumë e lehtë, se të gjithë policët kanë dijeni për këtë dhe nuk do të na shqetësojnë, si dhe që do të paguhesha çdo muaj. Megjithatë, sapo fillova të punoj dhe kërkova të paguhesha që të mund të dërgoja para në shtëpi, por shefat tanë më thanë se do të na sillnin ushqim dhe ne nuk do të paguheshim derisa të shitej “bari”.

Ishte shumë e frikshme kur mendoja se mund të kthehesha në shtëpi pa fituar paratë që më duheshin. Ndihesha paranojak kudo ku shkoja – teksa udhëtoja në autobus, teksa bëja pazar, teksa pija kafe. Veçanërisht, kur isha në makinë me njerëz të tjerë, sapo dëgjoja sirena mendoja se do të më arrestonin.

Nuk do ta merrja më të njëjtin vendim për të ardhur në MB me anije. Po iu thoja gënjeshtra familjarëve që kisha lënë në shtëpi. Kam ende borxhe dhe kam humbur respektin, autoritetin dhe burrërinë në sytë e familjes sime.”

Historia e “B”

“Jetesa dhe puna në MB nuk ka qenë brenda pritshmërive të mia.” Zbuloni historinë e “B”

Man with heavily pixelated face

Historia e “K”

“Kurrë më nuk do të rrezikoja jetën time në një varkë të vogël.” Zbuloni historinë e “K”

Man with heavily pixelated face

Historia e “A”

“Kemi ende 5500 £ borxh që i kemi marrë për udhëtimin.” Zbuloni historinë e “A”

Man with heavily pixelated face