Hyrja në mënyrë të paligjshme në MB konsiderohet vepër penale.
Mund të përballeni me deri në 4 vite burg dhe dëbim nga MB-ja përveç rasteve nëse:
- keni një vizë të vlefshme dhe zbatoni kushtet e saj, ose
- nuk është e sigurt për ju të ktheheni në vendin tuaj dhe ju miratohet kërkesa për azil
MB-ja po kap dhe ndalon më shumë persona se kurrë më parë për shkeljen e rregullave të emigracionit.
Jeta nuk do të jetë e lehtë nëse vini në MB në mënyrë të paligjshme:
- nuk mund të punoni, përveçse në rrethana përjashtimore
- nuk mund të merrni prona me qira – ligji kërkon që qiradhënësit dhe agjentët të kontrollojnë statusin tuaj të emigracionit para se t’ju japin një pronë me qira
- Emigrantët e paligjshëm në MB nuk mund të kenë akses në skemat e mbështetjes sociale
- Gjithashtu, atyre mund t’u kërkohen pagesa nëse kërkojnë trajtim spitalor ose për kujdes shëndetësor gjatë kohës që janë në MB
- Shërbimet e tjera, si llogaritë bankare dhe lejet e drejtimit janë të kufizuara nëse ndodheni në MB në mënyrë të paligjshme.
- mund t’ju ndalohet hyrja në MB përgjithmonë edhe në mënyrë të ligjshme, si p.sh. për punë, studime ose vizitë
- nëse keni fëmijë dhe ndodheni në MB në mënyrë të paligjshme në kohën e lindjes së tyre, ata nuk do ta përfitojnë nënshtetësinë britanike
Nëse përpiqeni të punoni në MB në mënyrë të paligjshme, mund të burgoseni dhe pagat tuaja mund të konfiskohen. Puna e paligjshme zakonisht drejtohet nga bandat kriminale, që mund t’ju detyrojnë të bëni punë të rënda në kushte të këqija për pak para ose pa pagesë.
Zakonisht, nëse kërkoni azil në MB, nuk do t’ju lejohet të punoni gjatë periudhës së shqyrtimit të kërkesës tuaj për azil. Nëse jepni informacione të rreme në aplikimin tuaj, mund të përballeni me deri në 2 vite burg ose mund të detyroheni të largoheni nga MB-ja.
Rrugë të sigurta dhe të ligjshme. E vetmja mënyrë për të ardhur në MB.
Nëse dëshironi të vini në MB për një jetë më të mirë, mënyra e vetme për ta bërë këtë është përmes rrugëve të sigurta dhe të ligjshme, ose me viza të rregullta.