Fakte për emigracionin në MB: video transcript
[0:00] Në ekran:
Rreziqet prej udhëtimit paligjshëm drejt MB
[0:05] Në ekran:
SMEENA
Oficer i Policisë Kufitare
[0:05] Smeena:
Trafikantët e qenieve njerëzore po rrezikojnë jetë njerëzish vetëm për përfitime monetare.
Jeta nuk ia vlen të rrezikohet. Kam parë njerëz, të cilët kanë humbur familjarët e tyre gjatë këtyre udhëtimeve dhe e dini, në atë moment kanë thënë: ‘A ia vlejti vërtet kjo gjë?’
[0:25] Në ekran:
ANCIL
Oficer i Zbatimit të Legjislacionit për Emigracionin
[0:25] Ancil:
Kam qenë në Dover Folkstone dhe i kam parë këto gomone, të mbërrijnë me emigrantë të paligjshëm dhe kushtet ishin të tmerrshme.
I kam parë njerëzit në kufijtë e hipotermisë, i kam parë fëmijët të mbërrinin pa jelekë shpëtimi.
Herë pas here, ata niseshin natën vonë kur ujërat ishin shumë të ftohta… përmes kanalit me trafikun më të rënduar detar, mes MB dhe Francës dhe këto janë gjëra që i kam parë me sytë e mi.
[0:52] Në ekran:
SMEENA
Oficer i Policisë Kufitare
[0:52] Smeena: Gomonet që përdoren nuk janë të përshtatshme për të lundruar në det. Shpesh ato janë të improvizuara . Dhe në shumicën e rasteve u është vendosur shirit ngjitës. Ato nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë. Gjithashtu, mjetet mbrojtëse, siç janë jelekët e shpëtimit, shpesh nënkuptojnë përdorimin e kamerdareve të gomave të motorëve dhe makinave. Mos e dhëntë Zoti, po nëse dikush bie në ujë, si mund të mbrohet kështu?
[1:24] Në ekran:
PAUL
Oficer i Policisë Kufitare
[1:24] Paul: A duhet me të vërtetë ta vendosësh veten në një rrezik edhe më të madh duke kaluar Kanalin? Qoftë kjo me gomone, apo në pjesën e pasme të një kamioni? Fatkeqësisht, ndonjëherë ndodh më e keqja. A doni të jeni pjesë e kësaj?
[1:40] Korniza fundore me logon e Qeverisë së MB:
Përpjekja për të hyrë në MB në mënyrë të paligjshme mund t’ju kushtojë çdo gjë.