Facts on UK immigration

Histori reale

Udhëtimi në mënyrë të jashtëligjshme drejt MB-së është i vështirë dhe i rrezikshëm. Edhe për ata që ia dalin të mbërrijnë këtu, jetesa mund të jetë shumë e vështirë. Këtu mund të zbuloni histori të personave realë që u përpoqën të hynin dhe të jetonin në mënyrë të jashtëligjshme në MB.

Shihni transkriptimin e plotë të videos

[0:00] Në ekran:

“Kuptova se më kishin mashtruar”

“Dëshmi e një personi që e ka përjetuar si ngjarje. Identiteti i fshehtë”

[0:05] Në ekran:

“Isha mësues anglishteje në një qytezë. “Nuk fitoja shumë.”

[0:11] Në ekran:

“Një agjent më premtoi një punë me pagë të mirë në MB…”

[0:16] Në ekran:

“Pasi mbërrita, agjenti nuk më ofroi punë. Kuptova se më kishin mashtruar.”

[0:22] Në ekran:

“Gjeta një punë me pagë të ulët në sektorin e shërbimeve. Mezi mbijetoja.”

[0:29] Në ekran:

“Kurrë nuk kam dashur të jem punëtor i paligjshëm, por nuk mund të shkoj në shtëpi pa asnjë qindarkë.”

[0:35] Në ekran:

“Jam me shpatulla pas muri. Duhet të shlyej paratë që kam marrë borxh për të ardhur këtu.”

[0:41] Në ekran:

Emigrantët e paligjshëm nuk lejohen të punojnë në MB dhe rrezikojnë të shfrytëzohen.

Historia e “B”

“Jetesa dhe puna në MB nuk ka qenë brenda pritshmërive të mia.” Zbuloni historinë e “B”

Man with heavily pixelated face

Historia e “G”

“Po iu thoja gënjeshtra familjarëve që kisha lënë në shtëpi. Jam ende në borxhe.” Zbuloni historinë e “G”

Historia e “K”

“Kurrë më nuk do të rrezikoja jetën time në një varkë të vogël.” Zbuloni historinë e “K”

Man with heavily pixelated face

Historia e “A”

“Kemi ende 5500 £ borxh që i kemi marrë për udhëtimin.” Zbuloni historinë e “A”

Man with heavily pixelated face

Rrugët e sigurta dhe të ligjshme. E vetmja mënyrë drejt MB-së.

Nëse dëshironi të vini në Britani për një jetë më të mirë, mënyra e vetme është përmes rrugëve të sigurta dhe të ligjshme, ose me viza të rregullta.

Mësoni më shumë rreth rrugëve të sigurta dhe të ligjshme.