Sinking small boat that is overloaded with people

Facts on UK immigration

Rreziqet e emigracionit të paligjshëm

Rreziqet e udhëtimit në mënyrë të paligjshme drejt MB-së.

Udhëtimi në mënyrë të paligjshme drejt MB-së është shumë më i rrezikshëm sesa mendohet. Trafikantëve nuk u intereson siguria por vetëm paratë tuaja. Shumë persona, mes tyre dhe fëmijë janë lënduar rëndë, madje kanë humbur dhe jetën në përpjekje për të udhëtuar në MB me gomone të pasigurta ose kamionë. Nuk duhet të ketë më humbje jetësh në këtë mënyrë.

Edhe nëse i mbijetoni udhëtimit të rrezikshëm, pasi të mbërrini në MB mund të përballeni me rreziqe të mëdha, pavarësisht nëse jeni ndaluar apo jo nga autoritetet e MB-së. Këto janë disa prej rreziqeve  me të cilat përballen emigrantët e paligjshëm.

Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së me anije të vogla

  • Trafikantët e qenieve njerëzore fusin sa më shumë njerëz që të munden në gomone, duke i tejmbushur në mënyrë të rrezikshme dhe duke shtuar rrezikun e  e fundosjes.
  • Shpeshherë, gomonet e trafikantëve janë të papërshtatshme për udhëtime të gjata, ose në det të trazuar, dhe shumë prej tyre pësojnë defekte gjatë udhëtimit.
  • Deti mes Anglisë dhe Francës është një prej zonave më të ngarkuara të transportit detar në botë, gomonia me të cilën udhëtoni mund të goditet nga një anije e madhe dhe të mbytet.
  • Kushtet detare ndryshojnë shpejt dhe janë tejet të rrezikshme: anija juaj mund të përmbyset ose fundoset në rast se kushtet atmosferike ndryshojnë.
  • Shumë persona bien në det. Nëse kjo ju ndodh, mund të mbyteni lehtësisht brenda disa minutave sepse uji është shumë i ftohtë. Edhe nëse jeni me fat dhe keni një jelek shpëtimi, prapë nuk mund t’i shpëtoni hipotermisë.

Rreziku i udhëtimit me kamionë

  • Nëse përpiqeni të hipni në një automjet në lëvizje, mund të aksidentoheni dhe të lëndoheni rëndë, apo të humbni jetën.
  • Nëse trafikantët e qenieve njerëzore ju detyrojnë të hipni në një kamion frigorifer, mund të ngrini dhe të humbni jetën.
  • Nëse hipni në një kontejner ose kamion të mbyllur, ka shumë mundësi që të asfiksoheni.
  • Sendet që ndodhen aty mund t’ju shtypin ose godasin.
  • Mund të rrëzoheni në rrugë ose poshtë kamionit.

Rreziku i kapjes dhe ndalimit

Autoritetet e MB-së dhe ato evropiane punojnë ngushtësisht së bashku për të ndaluar hyrjen  e paligjshme të personave në MB, kështu që shanset për t’u ndaluar janë të larta.

  • Rrezikoni të dërgoheni në një qendër ndalimi para se të dëboheni në vendin tuaj të lindjes.
  • Hyrja e paligjshme në MB konsiderohet vepër penale, kështu që rrezikoni të keni një precedent penal.

Rreziku i rënies viktimë e skllavërisë moderne

Individët që menaxhojnë udhëtimet janë shpeshherë pjesë e bandave të krimit të organizuar. Atyre u interesojnë vetëm paratë. Ata ju premtojnë një jetë më të mirë në MB, por e vërteta është se mund të përfundoni në situata të rrezikshme për të shlyer paratë që u detyroheni për udhëtimin në MB.

Mund të përfundoni në situata ku:

  • T‘iu detyroheni kriminelëve shuma më të mëdha parash nga çfarë kishit menduar.
  • do të bëheni pjesë e një rrjeti të rrezikshëm kriminal, duke vënë në rrezik veten dhe familjen tuaj
  • nuk do të mundeni t’i dërgoni para familjes suaj.
  • Do të punoni në kushte të vështira kundrejt pagesave të ulëta ose pa pagesë dhe me kosto të larta për udhëtimet apo ambientet akomoduese, ku kushtet nuk janëtë mira.

Ishte shumë e frikshme. Situata u përkeqësua kur filloi të binte shi i rrëmbyer dhe anija u mbush me ujë deri te këmbët.

Emri është ndryshuar për të mbrojtur identitetin.

Udhëtimi në mënyrë të paligjshme drejt MB-së është shumë më i rrezikshëm nga sa mendohet. Dëgjoni ‘B’ teksa tregon përvojën që ka pasur gjatë udhëtimit të rrezikshëm drejt MB-së dhe pasojat e tij.

Eksploroni historinë e B