Nëse dëshironi të vini në MB për një jetë më të mirë, mënyra e vetme për ta bërë këtë është që përmes rrugëve të sigurta dhe të ligjshme, ose me viza të rregullta.
Sistemet e vizave të rregullta
Për personat që kërkojnë të punojnë ose studiojnë, MB ka një regjim vizash. Kjo duhet të jetë mënyra e parë për të kërkuar hyrjen në MB.
Vizë pune
Me një vizë pune mund të punoni në MB për një periudhë të shkurtër ose të gjatë. Ka disa lloje vizash pune, ndër të tjera, vizat për punëtorët e kualifikuar, të sapodiplomuarit, viza të përkohshme dhe vizat e biznesit.
Vizë studenti
Mund të aplikoni për vizë studenti për të studiuar në MB nëse jeni mbi 16 vjeç dhe:
- ju është ofruar një vend në një kurs nga një sponsor i licencuar studentësh
- keni mjaftueshëm para për të mbështetur veten dhe për të paguar për kursin – shuma do të ndryshojë në varësi të rrethanave tuaja
- mund të flisni, lexoni, shkruani dhe kuptoni anglisht
- keni marrë pëlqimin e prindërve tuaj nëse jeni 16 ose 17 vjeç – provat për këto duhet të paraqiten gjatë aplikimit
Mësoni më shumë rreth sistemeve të vizave të rregullta dhe mënyrës së aplikimit për vizë për të ardhur në MB.
Sistemet e vizave për motive humanitare
Nëse ju nevojitet ndihmë ose këshillë për situatën tuaj aktuale, ju lutemi:
2. Zgjidhni vendin ku ndodheni aktualisht.
MB-ja ofron mënyra të sigurta dhe të ligjshme për personat që kërkojnë siguri dhe për familjarët e tyre.
Skema për Rivendosjen në MB
Skema për Rivendosjen në MB është në dispozicion të refugjatëve vulnerabël në mbarë botën. Për t’u kualifikuar për këtë skemë, duhet të referoheni nga UNHCR-ja. Vizitoni faqen e ndihmës së UNHCR-së për më shumë informacion.
Sponsorizimi i Komunitetit
Sponsorizimi i komunitetit i lejon komunitetet, organizatat e shoqërisë civile, shoqatat bamirëse dhe grupet fetare në MB të ndihmojnë refugjatët për t’u vendosur këtu. UNHCR-ja mund t’ju ndihmojë me situatën tuaj dhe të vlerësojë nëse kualifikoheni për këtë skemë. Kontaktoni UNHCR-në për këshilla.
Skema sipas Mandatit
Skema sipas Mandatit rivendos refugjatët e referuar nga UNHCR-ja, të cilët kanë një pjesëtar të ngushtë të familjes në MB të gatshëm për t’i pritur. Shkoni te faqja e ndihmës së UNHCR-së për të mësuar më shumë.
Bashkimi familjar
Politika jonë për bashkimin familjar të refugjatëve ofron një mënyrë të sigurt dhe ligjore për bashkimin e familjeve. Kjo u mundëson pjesëtarëve të afërt të familjes (partnerë dhe fëmijë nën 18 vjeç dhe mbi 18 vjeç në rrethana përjashtimore) të personave që kanë përfituar mbrojtje në MB që të bashkohen me ta këtu, nëse kanë qenë pjesë e një bërthame familjare para se sponsori të largohej nga vendi i tyre për të kërkuar mbrojtje. Mësoni më shumë rreth mënyrës se si të aplikoni për bashkim familjar.
Sistemet e vizave për afganët
MB-ja ofron skema shtesë për qytetarët afganë që kualifikohen. Mësoni më shumë rreth Skemës për Rivendosjen e Shtetasve Afganë dhe Politikës së Ndihmës dhe Transferimit të Afganëve.
Viza për Shtetasit Britanikë të Hong-Kongut (jashtë shtetit)
Qeveria e MB-së krijoi skemën e emigracionit për Shtetasit Britanikë të Hong-Kongut (jashtë shtetit) si përgjigje ndaj miratimit të Ligjit “Për sigurinë kombëtare” nga Kina, i cili ndikon ndjeshëm në të drejtat dhe liritë e popullit të Hong-Kongut.
Kjo nuk është një skemë për rivendosjen e refugjatëve, por është një skemë e sigurt dhe e ligjshme drejt MB-së për personat që kualifikohen. Mësoni më shumë rreth vizës për shtetasit britanikë (jashtë shtetit).
Sistemet e vizave për Ukrainasit
Si përgjigje ndaj pushtimit barbar të Ukrainës nga Putini, MB-ja ka tre mënyra shtesë të marrjes së vizës për shtetasit e Ukrainës. Mësoni më shumë rreth mbështetjes për vizë në MB për shtetasit e Ukrainës.