Nëse përpiqeni të hyni në MB në mënyrë të paligjshme me varka të vogla, mund të humbisni gjithçka.
Trafikantët e qenieve njerëzore ju gënjejnë, duke ju thënë që mund t’ju transportojnë në mënyrë të sigurt drejt MB-së dhe se do t’ju lejohet të qëndroni atje.
Sipas marrëveshjes së re, tani rrezikoni të ktheheni dhe nuk do të jeni të kualifikueshëm për të hyrë përsëri në MB. Trafikantët do t’i mbajnë paratë tuaja. Mos rrezikoni jetën dhe mos harxhoni paratë.
Shumë burra, gra dhe fëmijë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë në MB në varka të vogla të mbingarkuara. Tani është shumë më e rrezikshme se më parë.
Të përpiqeni të hyni në MB në mënyrë të paligjshme nuk ja vlen kurrë. Do të përballeni me ndalimin dhe dëbimin nga MB-ja.
Nëse keni një historik të aktivitetit kriminal ose po gënjeni për identitetin tuaj, duhet të dini se do të marrim gjurmët e gishtave dhe imazhe të fytyrës suaj, të cilat do të kontrollohen kundrejt bazave tona të të dhënave. Kështu, do ta dimë kush jeni dhe do të marrim masa ndaj jush.
Mos rrezikoni paratë, as jetën tuaj.