Njoftim për privatësinë

Kjo faqe interneti mundësohet nga Home Office (Ministria e Brendshme) në bashkëpunim me Government Digital Service (Shërbimi Digjital Qeveritar, GDS), pjesë e Zyrës së Kabinetit.

Home Office është kontrolluesi i të dhënave për çdo informacion personal të publikuar në këtë faqe interneti dhe çdo informacion personal të mbledhur përmes kukive.

Zyra e Kabinetit është kontrolluesi i të dhënave për informacionin personal të përpunuar si pjesë e ofrimit të platformës bazë, siç janë adresat e IP-së.

Një kontrollues i të dhënave përcakton mënyrën dhe arsyen e përpunimit të të dhënave personale. Për informacione të mëtejshme, lexoni deklaratën e Zyrës së Kabinetit në Data Protection Public Register (Regjistri Publik për Mbrojtjen e të Dhënave).

Çfarë të dhënash mbledhim dhe përse na nevojiten

GDS mbledh disa të dhëna automatikisht kur vizitoni këtë faqe interneti. Kjo përfshin adresën tuaj të Protokollit të Internetit (IP) dhe të dhënat e versionit të web browser që përdorni. GDS e përdor këtë informacion për t’ju ofruar akses në faqen e internetit dhe për të monitoruar përdorimin e faqes për të identifikuar rreziqet ndaj sigurisë.

Kur jepni pëlqimin tuaj, Home Office përdor Google Analytics ose Google Analytics 4 për të mbledhur informacionin e mëposhtëm në lidhje me mënyrën se si e përdorni këtë faqe interneti: 

  • faqet që vizitoni në GOV.UK
  • kohën e shpenzuar në çdo faqe GOV.UK
  • se si e keni aksesuar faqen e internetit
  • çfarë klikoni ndërsa vizitoni faqen e internetit
  • një tregues të përafërt të vendndodhjes suaj duke përdorur adresën tuaj të IP-së të anonimizuar

Asnjë informacion personal drejtpërdrejt i identifikueshëm nuk mblidhet përmes Google Analytics ose Google Analytics 4 (për shembull emri ose adresa juaj).

Home Office nuk do t’ju identifikojë përmes informacionit analitik dhe nuk do të kombinojë informacionin analitik me grupe të tjera të të dhënave në mënyrë të atillë që do të mundësonte identifikimin tuaj.

Home Office e përdor këtë informacion për t’u siguruar që faqja e internetit po përmbush nevojat e përdoruesve të saj dhe për të bërë përmirësime.
Shihni faqen e “Cookies” (Kukit) për informacione të mëtejshme rreth kukive të përdorura në këtë faqe interneti.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja

Baza ligjore e GDS-së për përpunimin e të dhënave personale në lidhje me sigurinë e faqes konsiston në interesin e tyre legjitim për të garantuar sigurinë dhe integritetin e platformës.

Baza ligjore e GDS-së për përpunimin e të gjitha të dhënave të tjera personale konsiston në domosdoshmërinë e kryerjes së një detyre në interesin publik ose në ushtrimin e funksioneve tona si departament qeveritar.

Baza ligjore e Home Office për mbledhjen e informacionit tuaj me Google Analytics ose Google Analytics 4 konsiston në dhënien e pëlqimit nga ana juaj.

Çfarë bëjmë me të dhënat tuaja

GDS ose Home Office mund të ndajnë të dhëna me departamentet e tjera qeveritare, agjencitë dhe organet publike kur ka një nevojë legjitime dhe të justifikueshme në kuadër të proceseve të punës. Të dhënat mund të ndahen edhe me ofruesit e teknologjisë, siç janë ofruesit e shërbimit të hostimit, të cilët veprojnë si përpunues të të dhënave.

Ne nuk do të:

  • shesim ose japim me qira të dhënat tuaja për palë të treta
  • ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta për qëllime marketingu
  • përdorim të dhënat analitike për të identifikuar individët; domethënë duke i lidhur me grupe të tjera të të dhënave

Ne do t’i ndajmë të dhënat tuaja nëse na kërkohet ta bëjmë këtë me ligj, për shembull, me urdhër gjykate, ose për të parandaluar mashtrimin ose krime të tjera.

Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja

Ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e përcaktuara në këtë dokument ose për aq kohë sa na kërkohet me ligj.

GDS-ja do të fshijë të dhënat e regjistrit të aksesit pas 120 ditësh.

Home Office do të fshijë të dhënat e Google Analytics ose Google Analytics 4 pas 14 muajsh.

Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve

Kjo faqe interneti nuk është krijuar ose synuar qëllimisht për fëmijët e moshës 13-vjeçare ose më të vegjël. As GDS-ja dhe as Home Office nuk mbledhin ose mbajnë qëllimisht të dhëna për asnjë person nën moshën 13-vjeçare.

Ku përpunohen dhe ruhen të dhënat tuaja

Të dhënat në lidhje me platformën bazë përpunohen dhe ruhen në Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE). Të dhënat e mbledhura nga Google Analytics ose Google Analytics 4 mund të transferohen jashtë ZEE-së për përpunim.

Si i mbrojmë dhe i mbajmë të sigurta të dhënat tuaja

Ne jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur të dhënat tuaja të sigurta. Ne kemi konfiguruar sisteme dhe procese për të parandaluar aksesin ose zbulimin e paautorizuar të të dhënave tuaja; për shembull, ne i mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur nivele të ndryshme enkriptimi.

Ne gjithashtu sigurohemi që çdo palë e tretë me të cilën bashkëpunojmë të mbajë të sigurta të gjitha të dhënat personale që ata përpunojnë në emrin tonë.

Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë të kërkoni:

  • informacion në lidhje me mënyrën se si përpunohen të dhënat tuaja personale
  • një kopje të këtyre të dhënave personale
  • korrigjimin e menjëhershëm të çdo pasaktësie në të dhënat tuaja personale

Gjithashtu, ju mund të:

  • ngrini një kundërshtim në lidhje me mënyrën se si përpunohen të dhënat tuaja personale
  • kërkoni që të dhënat tuaja personale të fshihen nëse nuk ekziston më arsye për t’i ruajtur ato
  • kërkoni që përpunimi i të dhënave tuaja personale të kufizohet në rrethana të caktuara

Nëse keni ndonjë kërkesë të këtillë, kontaktoni me gds-privacy-office@digital.cabinet-office.gov.uk.

Na kontaktoni ose bëni një ankesë

Kontaktoni Ekipin e Privatësisë së GDS-së në gds-privacy-office@digital.cabinet-office.gov.uk nëse ju:

  • keni pyetje për informacionet në këtë njoftim të privatësisë
  • mendoni se të dhënat tuaja personale janë keqpërdorur ose nuk janë trajtuar siç duhet

Ju gjithashtu mund të kontaktoni Zyrën e Kabinetit dhe Përgjegjësit për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO) në Home Office:

Përgjegjësi për Mbrojtjen e të Dhënave
DPO@cabinetoffice.gov.uk
Cabinet Office (Zyra e Kabinetit)
70 Whitehall
Londër
SW1A 2AS

Zyra e DPO-së
dpo@homeoffice.gov.uk
Peel Building
2 Marsham Street
Londër
SW1P 4DF

DPO-të ofrojnë këshilla të pavarura dhe monitorim të përdorimit të informacionit personal nga ana jonë.

Ju gjithashtu mund të bëni një ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, i cili është një rregullator i pavarur.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit
casework@ico.org.uk

Numri i telefonit: 0303 123 1113
Numri i telefonit për mesazhet me tekst: 01625 545860
Nga e hëna në të premte, ora 9:00 – 16:30
Informohuni rreth tarifave të telefonatave

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit
Wycliffe House
Wilmslow
Cheshire
SK9 5AF

Ndryshimet e këtij njoftimi

Ky njoftim mund të ndryshohet herë pas here. Në këtë rast, data e “përditësimit të fundit” në fund të kësaj faqeje do të ndryshojë gjithashtu. Çdo ndryshim në këtë njoftim për privatësinë do të zbatohet menjëherë për ju dhe të dhënat tuaja.

Nëse këto ndryshime ndikojnë në mënyrën se si përpunohen të dhënat tuaja personale, GDS-ja dhe Home Office do të ndërmarrin hapa të arsyeshëm për t’ju njoftuar.

Përditësimi i fundit – 23 shkurt 2024